Kontingjenti i FSK-së, është duke marrë pjesë në ushtrimin një mujor “Winter Exercise 23” në Republikën e Turqisë përkrahë vendeve partnere.
Qëllimi i ushtrimit përfshinë: sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionet e kombinuara, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyçe (dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën), si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri.
Forca e Sigurisë së Kosovës me qëllim të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të njësive të sajë, është pjesë e ushtrimeve ndërkombëtare për të arritur ndërveprueshmërinë në operacione të përbashkëta. /2LONLINE/