Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në ndihmë qytetarëve pas vërshimeve në disa vende në Kosovë.
Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ku gjat orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim- Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.
Ekipet e Kerkim -Shpëtimit të Gardes Kombetare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Operacionet janë realizuar me sukses dhe kan arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuat në shtëpit e tyre .
Komanda e Forcave Tokësore ka evakuar 60 qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe i ka strehuar ata në Aeroportin e Gjakovës për strehim të përkohëshëm.