Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë zhvillojnë ndeshje miqësore në futboll.
Në një atmosferë vëllazërore, që u ndjek nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, z Armend Mehaj dhe shumë ushtarak të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Kukës është zhvilluar ndeshja miqësore në futboll në mes FSK-së, dhe FARSH-së. Ky aktivitet është realizuar në kuadër të festimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe themelimit të Ushtrisë Shqiptare.
Pas intonimit të himneve shtetërore lojën e filluan dy gjeneralët, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i shtabit të FARSH-së, gjeneral brigade Arben Kingji, loje kjo e cila përfundoi me rezultat 1-3 në të mire të FSK-së.
Në fund të takimit të dy gjeneralët uruan që përvjetorët e dy shteteve tona të na gjejnë gjithherë e më të bashkuar në të mirë të paqes dhe sigurisë, në rajon dhe me gjerë. /2LONLINE/