DYLON

U mbajt seanca e dhjetë e Kuvendit Komunal të Vitisë

U mbajt seanca e dhjetë e Kuvendit Komunal të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Sot Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt. Me këtë rast fillimisht kryesuesi i kuvendit Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë.

Në këtë seancë këshilltarët komunal janë furnizuar me laptop nga Komuna e Vitisë, me qëllim që ata të mund të shfrytëzojnë materialin elektronik dhe të mos shpenzohet para në shumëzimin e dokumenteve për çdo mbledhje.

EkoHigjiena

Përndryshe në këtë seancë, pas pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e këtij Kuvendi dhe përgjigjejet e marrë nga ekzekutivi, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Propozim rregullorja për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-1057, të datës 29.09.2022 për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Propozim vendimi për aprovimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2022-2026. Propozim për krijimin e kodeve të ri për projektet me perticipim.

Propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës.

Ndërkaq, jashtë rendit të ditës por me pajtimin e shumicës së këshilltarëve komunal u shqyrtua edhe propozim vendimi për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë 2022-2030.

Poashtu në këtë seancë u dha edhe një informatë rreth aktiviteteve të organizuara gjatë muajit tetor, në luftën kundër kancerit të gjirit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.