Viti 2016 për Qendrën për Shërbimin me Qytetarë (QSHQ), ka qenë viti me i suksesshëm pasi që nuk kemi pasur asnjë ankese nga qytetarët rreth shërbimeve dhe Qendra për Shërbimin me Qytetarë, ka pranuar gjithsej 128618 kërkesa nga qytetaret ndërsa kemi arritur fal punës se mirë të organeve tjera të komunës qytetarëve me i dhënë përgjigjeje pozitive 126750 kërkesave ka thënë Ardian Foniqi UD-Shef i QSHQ-së, dhe kryetar i komisionit për ndërrim dhe korrigjim, për emrin personal
“Shikuar në përqindje del se komuna jonë ka qenë në shërbim të qytetarit me një përqindje prej 98% me lënde të kryera, ku edhe qytetaret janë të kënaqur me shërbimet që i’u ofron QSHQ. Motiv për të vazhduar me këtë kapacitet të punës në QSHQ-ës, nga ana e zyrtarëve është respekti ndaj qytetarëve trajtimi i barabartë dhe po ashtu shpallja drejtoria më e mirë në nivel vendi nga MAPL dhe USAID-i”, ka thënë Foniqi.
Sipas tij, po ashtu komisioni për shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesave për ndërrimin dhe korrigjimin e emrit personal, i ka trajtuar të gjitha kërkesat sipas ligjit për Emrin Personal nr.02/L-118, dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 19/2015, për Kushtet dhe Procedurat e Ndërrimit të Emrit Personal.
“Në vitin 2016, kemi pranuar 190 kërkesa për ndërrimin e emrit apo mbiemrit, nga këto lëndë 169 qytetarëve i është lejuar ndërrimi i emrit apo mbiemrit ndërsa 21 kërkesa janë refuzuar sipas rekomandimit nga MPB”, ka thënë në fund Foniqi.