Me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve,të shtunën me 1 Qershor 2019,Fondacioni Zviceran “Ibrahim Kodra” nën patronatin e Komunës Melide, organizon Punëtori dedikuar Projektit ekologjik artistik “Art Ecological Project” në bashkëpunim me Artistin Alex Doll në Qendrën e Artit “Ibrahim Kodra” në Melide.
Projekti ekologjik artistik “Art Ecological Project” është krijuar me punimet e fëmijëve dhe të rinjve, edukuar nga praktika të qëndrueshme-ide të reja rreth bashkëjetesës mjedisore dhe se si e shohin ata këtë të ardhme në botë.
Kjo është inspiruar nga Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, si ; qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme,veprimi klimatik, shëndeti i mirë dhe mirëqenia.
Vizatimet më të mira do të ekspozohen në Instalacionin në Melide (Qendra e Artit “Ibrahim Kodra”) pastaj në Gjenevë të Zvicrës dhe në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme në fushën e diplomacisë kulturore,Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.