Fondacioni Kosovë-Luksemburg ndihmon Çerdhen e fëmijëve me pajisje të ndryshme.
Një donacion nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg ka arritur sot për Çerdhen e fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, që përfshin pajisje të ndryshme, aparaturë për pastrim, lodra etj.
Kjo do të mundësojë kushte më ët volitshme si për personelin e këtij Institucioni, po ashtu edhe për plotësim të kushteve për fëmijët aty.
Drejtori I Drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani, ka theksuar se ky donacion, vije në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme që ka dhënë Fondacioni Kosovë-Luksemburg në fusha të ndryshme e kështu edhe në krijim të kushteve në arsim.