Është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi trepalëshe, mes përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe komunitetit të fshatit Smirë, që parasheh zhvillimin e komunitetit dhe investime në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” të fshatit Smirë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, përfaqësuesi i Fondacionit Kosovë Luksemburg Izja Ademi dhe përfaqësuesi i fsahtit Smirë Tajar Hyseni.
Ky projekt zgjat 2 vite dhe shuma e përafërt sillet rreth 90,000€. /2LONLINE.com/