(2LONLINE) – Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Florina Jerliu (LDK), ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltares komunale duke e liruar këtë pozitë, për në vazhduar punën e saj si shërbyese civile, përkatësisht si zëvendësdrejtoresh në shkollën fillore “Thimi Mitko”.
Në fakt, opozita e kishte ngrehur këtë çështje edhe në seancat e mëhershme duke pretenduar se Jerliu po vepron kundërligjshëm duke mbajtur që të dyja pozitat e që ligji e ndalon, por se Jerliu kishte sqaruar se iu ishte drejtuar përgjegjësve përkatës përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të sqaruar këtë dhe në momentin e marrjes së një përgjigje do të veprojë konformë ligjit.
Jerliu në seancë ne sotme ka bërë me dije se një përgjigje të tillë nga MAPL- tani më e ka marrë dhe se ka bërë publike se nga sot do të tërhiqet nga pozita e këshilltares komunale, pasi nga komunikimi me MAPL është kërkuar që ajo të tërhiqet nga njëra pozitë. (kuvendare apo këshilltare).
Jerliu u tha kolegëve këshilltarë se ashtu siç iu kishte premtuar, ashtu edhe po vepron dhe me të marrë përgjigjen nga MAPL, po e ndërmerrë këtë veprim duke bërë pra me dije se sot kjo do të jetë seanca e fundit që po merr pjesë.
Përndryshe, Jerliu ka falënderuar, kolegët për bashkëpunim por edhe votuesit e saj që e kanë mbështetur me votë, duke iu kërkuar falje që po duhet të tërhiqet në pamundësi për të qenë edhe në Kuvend Komunal edhe si zëvendësdrejtoreshë. /2lonline/