(2L ONLINE) – ZëvendëskKryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu së bashku me drejtorin për Ekonomi,Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp me theks të veçantë është folur rreth përgatitjeve që ka bërë qeveria Komunale e Vitisë për buxhetin komunal si dhe rreth projekteve të realizuara dhe atyre që janë në implementim e sipër.
Drejtori I Drejtorisë për Ekonomi,Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama duke folur lidhur me projektet e parapara për këtë vit , ka thënë se janë kryer fazat e tenderimit dhe janë në realizim e sipër.
Ai ka bërë të ditur se janë të angazhuar në draftin përfundimtar të buxhetit komunal për vitin 2015-2017, pas dëgjimeve publike që janë zhvilluar në disa lokalitete të komunës së Vitisë, të cilat i ka vlerësuar lartë për identifikimin e nevojave të qytetarëve nëpër ato lokalitete.
Këto të dhëna, drejtori Rama i bëri sot të ditur në konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e kryetarit të komunës, respektivisht Zyra për Informim, me që rast ai i bëri publike edhe 30 projektet që do të kryhen sivjet dhe ato që parashihen me buxhetin e ardhshëm komunal.
Drejtori Rama përmendën edhe dy projekte që financohen nga Komisioni Evropian, atë të Shtëpisë së Kulturës ku do të rinovohet ky objekt, projekt ky që kap shumën 170.000 euro dhe rregullimi I Parkut të Qytetit në vlerë prej 87.000 euro. Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihen 40.000 euro për bursa, pasi që siç dihet studentët vitias nuk e kanë pasur mundësin e përfitimit të bursës me buxhetin e vitit 2014.
“Ne do të mundësojmë dhe për këtë është paraparë një shumë prej 40.000 euro për këtë destinim”, është shprehur zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, duke ju përgjigjur gazetarëve. Videoincizimi i kësaj konference do të publikohet në uebfaqën zyrtare të Komunës së Vitisë. /2L ONLINE/