• Në Alternativen Qeverisëse të LVV planifikohet që buxheti i MKRS të dyfishohet, në këte mënyrë do ta bëjme të mundur që jeta artistike, kulturore dhe ajo sportive të jetë prezente në të gjitha Komunat e Kosoves gjatë tërë vitit.
• Idea është që të krijohet një llojë „Master-plani“ per tërë territorinë e Kosoves në këtë drejtim, e ku unë do të angazhohem që i tërë ky projekt te filloje pikërisht nga qyteti i Gjilanit.
• Në Gjilan jeta kulturore të mos përfundoj me „Flakën e Janarit“, por kjo të jetë vetëm një pikënisje e angazhimit gjatë gjithë vitit kalendarik.
• Pra të kemi në çdo muaj nga një ngjarje kulturore, artistike apo sportive .
• Si p.sh. në lëmit vijuese:
Ngjarjet:
a). Festivale muzikore të zhanreve të ndryshme, nga ai i muzikës folklorike e deri tek ato moderne.
b). Festivale të valleve, nga ai tradicional kombëtar e deri tek ai modern për të rinjë.
c). Festivale të filmit të metrazhit të shkurtë dhe të gjatë, si dhe të filmit dokumentar, në menyre që edhe qytetit ynë dhe qytetarët tu mundësohet shkëmbimi kulturo-artistik.
d). Ekspozita të artit,
e). Turne sportive me karakter lokal, kombëtare e rajonal etj.
f). Pranim, shqyrtim dhe aprovim të ideve të ndryshme nga artistët si projekte vetanake dhe grupore.
– Si pikë e veqant në angazhimin tim do të jetë edhe mbrojta e drejtave të autorit, e cila per momentin nuk zbatohet.
„Talentin nuk e gjetëm, ai është brenda nesh“
• „Talentin nuk e gjetëm, ai është brenda nesh! Se talentin e kemi brenda nesh, këtë po e vërtetojnë fëmijet tanë që jetojnë në shtetet perendimore në fushat e ndryshme, tani ne duhet që t’u ofrojmë kushtet e njejta të gjithë talentëve tanë në Kosovë„
• – Angazhimi im do të drejtohet në zhvillimin e jetës kulturore, duke u ndihmuar të rinjëve që të largohen nga rruga, nga devijimet e mundshme dhe të orientohen në boten e kultures, artit dhe të sportit.
• – Këtu do të shërben përvoja ime shumë vjeqare nga angazhimet e mia në Gjermani si udhëheqës në Shoqatat Shqiptare, si dhe angazhimin tim edhe në klubet e atjeshme gjermane.
• – Angazhimi për krijimin e kushteve për punë, duke ndërtuar ose themeluar të ashtuquajtura “Shtëpi Rinore”, të cilat do të jenë të pajisura me salla pune, dhoma ushtrimi për grupe të ndryshme dhe atelie arti.
•
Financimi dhe realizimi
• Financimi i këtyre qëllimeve do të bëhet pjesërisht nga buxheti i MKRS, e një pjesë tjeter planifikohet që të sigurohet përmes ndihmave nga qytetet e Gjermanisë dhe Zvicres, me të cilat paraprakisht do të funksionalizohen marrëdhënie partneriteti në mes qyteteve tona dhe qyteteve respektive nga keto dy vende, ku pastaj qytetet po edhe ndërmarrjet, si partnere, do të sponzorizonin një pjesë të këtyre shtëpive rinore dhe këndëve te futbollit, kurse komuna do ta siguroje vendndërtimin e tyre.
•
Këndi i futbollit
• Po ashtu në mini-programin tim personal do të angazhohem që në çdo qytet të ketë se paku nga një “kënd futbolli” si hapësirë publike, ku fëmijët dhe të rinjët do të kenë mundësin që të argëtohen dhe ta shpalosin talentin e tyre, pa patur nevoje që të paguajn fushat private.
• Mbrojtja e rinisë sonë nuk është çështje private, por obligim publik!
• Mërgata- Angazhimi im për përmirësimin dhe shtimin e konzullatave tona në shtetin Gjerman dhe shtetet e tjera, me shtrirje të madhe gjeografike.
• – Angazhimin për ndryshimet administrative, të cilat do të jetësonin qëllimin që konzullatat të punojnë njëherë në muaj edhe gjatë ditës së shtunë, në mënyrë që bashkëatdhetaret mos të kenë nevojë që të marrin një ditë të lirë nga puna, për të shfrytëzuar punë të zakonshme konzullore.
• – Angazhim për krijimin e shërbimeve konzullore mobile dhe të atyre „online“ për mërgatën.
• – Angazhim për përfaqësimin e mërgatës si të punësuar nëpër përfaqësi diplomatike, si masë kursimi ekonomik, përfitimi përvojash, ndërndikimi profesional dhe konceptual etj.; — -Përfaqësia diplomatike duhet të jetë përfaqësuse e plotë e shoqërisë, pra edhe me pjesën e përfshirë të mërgatës në trupin e saj.
• – Angazhim për përfaqësimin direkt të pjesëtarëve të mërgatës në Ministrinë për Diasporë dhe në institucionet të tjera vendore.
• – Ofrimin e mundësive që fëmijet nga shtetet perëndimore dhe fëmijet nga Kosova të bëjne shkëmbimet e nxënësëve të niveleve të ndryshme shkollore përmes vizitave në shtetet përkatëse, me qëllim të përfitimit të përvojes shkollore, profesionale dhe jetësore.
• Inicimin e ligjit për sigurimin e kuotës së caktuar për përfaqësimin e Mërgatës në Parlamentin e Kosovës.
Turizmi Do të angazhohem që të përkrahen me financa dhe njohuri të gjithë ata fshatarë (bujq, blektorë, dhe bletarë) që kanë interesim që së bashku të krijojmë kushte për turizëm rural/malorë përmes projekteve konkrete:
1. Themelimi i zyrave informative për turizëm nëpër komuna.
(lidhëshmerin në mes zyrave Komunale)
2. Ofrimin e dhomave për pushime në vendet malore, me ushqime tradicionale,
3. Njohja e mënyres së jetesës në ato zona,
4. Ekskurzione nga qyteti në fshat, duke ofruar mundësin që edhe femijët nga qyteti të dinë me shumë për mënyren e jetesës në fshat, dhe të njohin kultivimin dhe prodhimin e produkteve vendore (bio) etj.
• Biografia e shkurtëI lindur më 26 Shkurt 1968, i rritur dhe shkolluar në Gjilan, tani jam i martuar dhe baba i 3 fëmijeve. Që nga viti 1993 jetojë dhe punojë në Gjermani, ku në vitin 2002 kam studiuar dhe përfunduar shkollimin për Audio-inxhinier në Collegjin SAE Frankfurt.
• Aktivitetet e mia në lëmin e muzikës dhe artit janë:
Jam autor i mbi 50 veprave muzikore si kompozitor, text-shkrues këngetar dhe producent.
• Në Gjermani kam qenë një nga iniciatorët e themelimit të Shoqatës dhe Shkollës Shqipe, ku edhe për dy mandate isha Kryetar i Shoqates Shqiptare “MERGIMTARI” .
• Keqëqeverisjen dhe mungesën e shtetit ligjor e kam kritikuar shumë herët përmes teksteve në këngët e mia, të cilat në atë kohe edhe më janë cenzuruar (p.sh. Kënga „Hajt shko“)
• Perkrahes i LVV jam që nga dita e parë, kurse antar i LVV jam që nga viti 2011.
• Une jam edhe themelues i pikës së LVV në Stuttgart, kurse ne zgjedhjet e mbrendshme të LVV Qendra Gjermani, jam zgjedhur Sekretar Oragnizativ i Qendrës.
• Kandidimin tim për Deputet e shoh si një ndihmes për grupin Parlamentar të LVV në dy lemi: Në ate të kulturës, artit dhe sportit, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave te Mergimtareve.
Naser Berisha
Kandidat per deputet nga LVV
Voto VV -35
Voto kandidatin Naser Berisha Nr: 77
E sponsorizuar