/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit do të ndaj këtë vit çmimin letrar “Beqir Musliu”, për arritje të veçanta në letërsi, ndërkohë që janë ftuar për t’i paraqitur propozimet e tyre asociacionet letrare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore, sipas kritereve që janë përcaktuar me Rregulloren e këtij Çmimi:
– Shkrimtari i propozuar ta ketë rrumbullakuar një karrierë letrare, me vepra të dëshmuara dhe të vlerësuara, në poezi, prozë, dramë e kritikë letrare.
– Propozimi të përcillet me shënime për jetën dhe veprat letrare të autorit të propozuar .
– Një arsyetim i gjerë për propozimin duke u përqendruar te vlera artistike, prurjet e reja në letërsi nga autori i propozuar si dhe vlerësimet e të tjerëve për veprat e Tij.
– Dhe, si shtojcë, arritjet e deritashme letrare të autorit të propozuar si dhe Çmimet letrare të fituara si rezultat i vlerësimit të krijimtarisë letrare të tij apo saj.
Propozimet i dërgohen Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit ( mundësisht edhe me nga një kopje të secilës vepër të të propozuarit apo dhe Njësisë për Kulturë, Rini e Sport të KK të Gjilanit, ( Teatri i Qytetit, kati i dytë )
Propozimet që nuk janë në përputhje me Rregulloren e Çmimit, nuk merren parasysh.
Fitues të deritashëm ( nga viti 2004 e këndej) janë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mejmeti dhe Nehas Sopaj .
Afati i propozimeve, 31 Maj 2015
Emri i fituesit të ri shpallet me 11 Qershor 2015