SC Gjilani ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror, derisa në kuadër të javës së 19-të në Superligë ka triumfuar përballë Flamurtarit në shtëpi me rezultat 2:0.
E kjo fitore ishte tejet e rëndësishme në këtë fazë të kampionatit, por ishte edhe e vecantë për futbollistët gjilanas, shkruan 2LONLINE.com.
Kjo pasi, ishte hera e parë që mbanin veshur fanellat e reja të skuadrës, të cilat janë të një dizajni të bukur me dy ngjyrat e klubit kuq e bardhë.
Ato kanë firmën e kompanisë ‘Joma’, ndërsa ne pjësën e përparme të fanellës është edhe emri i kompanise se sponzorit kryesorë, në pronësi të presidentit të klubit.
Në anën e majt të fanelës, saktësisht në gjoks vendin ku identifikohet si zona e zemrës, është e vendosur logoja e klubit.
Këto fanella i sollën fat Gjilanit, i cili fitoi bindshëm ndaj Flamurtarit para tifozëve “Skifterave”. Fanellat ‘fatlume’ te gjilanasve mund t’i ndihmojnë futbollistëve në pjesën tjetër të kampionatit./2LONLINE.com/.