Pasi fitoi derbin lokal, ditë më parë, skuadra SC Gjilani, ka shënuar edhe një fitore dhe ka arkëtuar edhe një trepikësh, pasi triumfoi në shtëpi, ndaj skuadrës së Llapit, në ballafaqimin që u zhvillua në kuadër të javës së shtatë të BKT Superligës në futboll.
Skuadra kuq e bardh, të përkrahur edhe nga “skifterat’, arritën fitore me përmbysje të rezultatit, duke e mposhtur Llapin me rezultat, 2:1.
Ishin, llapjanët që shënuan të parët përmes lojtarit, Francisco Rivera, në minutën e 19-të të takimit, që doli të jetë edhe goli i vetëm në pjesëlojën e parë.
Ndërsa, 45 minutat e dyta të takimit ishin të frytshme për gjilanasit, pasi kuq e bardhët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Gerhard Progni nga penalltia, në minutën e 66-të të takimit, gol për t’i barazuar shifrat, dhe pastaj erdhi edhe goli i fitores përmes, Armend Halili, në minutën e 89-të të takimit.
Tani me këtë fitore SC Gjilani ka 12 pikë që e rangojnë në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit. Ndeshjen e radhës skuadra gjilanase e luan si mysafire, Malisheva – Gjilani. /2LONLINE.com/