Tri ndeshjet e para të edicionit 2019/20 të Superligës së Kosovës kanë sjellur rezultate të ndryshme, por realisht të pritura.
Skuadrat elitare dhe të përforcuara këtë vit kanë korrur fitore, si Feronikeli dhe Llapi, ndërsa adhuruesit mund t’i ketë zhgënjyer, Prishtina.
Prishtina e Mirel Josës është ndalur në start nga ‘fqinjët’ e Flamurtarit (1-1), në ndeshjen derbi të zhvilluar në kryeqytet.
Kampioni në fuqi Feronikeli e ka nisur me katër gola edicionin e ri, pasi që në shtëpi mposhti rivalët rajonal të Drenicës (4-1).
Llapi e ka përmbysur në mënyrë spektakolare Vushtrrinë. e cila mbylli 45 minutat e parë në epërsi pas golit të Jasmin Raboshtës (4:1).
Tri ndeshje të tjera të javës së parë zhvillohen sot nga ora 17:00. Në tabelë kryeson Feronikeli aktulisht, gjersa tabela pritet të ndryshoj pas ndeshjeve të sotme.