/Kupa e Kosovës, Faza 1/16: Gjilani-KEK-u 5:0/
Në ballafaqimin e fazës së 1/16 në kupën e Kosovës, SC Gjilani ka arritur fitore bindëse përball KEK-ut, në takimin e zhvilluar në fushën ndihmëse në Gjilan, me rezultat 5 : 0.
Përveç golave të realizuar, futbollistët e SC Gjilani sot treguan edhe lojë të sigurt duke kontrolluar atë gjatë gjithë takimit dhe duke mos lënë kundërshtarin të rrezikojë portën e mbrojtur nga Shkëlzen Ruçi.
Serinë e golave e hapi sulmuesi, Darko Nikaç, i cili realizoi dy golësh në minutat 33′ dhe 49′, kurse golat e tjerë i realizuan, Useini në minutën e 39′, Hajdari në të 68′, dhe Bushiç në minutën e 80′.
Në debutimin e tij sot si shef i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli, e nisi mbarë sfidën e tij si trajner i skuadrës kuq e bardh, duke marrur fitore të lartë dhe duke siguruar plasmanin tutje në garat e kupës.
Gjilani takimin e fundit për vitin 2020 e luan përball Ballkanit, ndeshje e mbetur nga java e 12-të, e cila ishte shtyer për shkak të grumbullimit të futbollistëve në përfaqësuesen e Kosovës.