DYLON

Kreu i Kamenicës dhe zyrtarë komunal dhurojnë gjak

Kreu i Kamenicës dhe zyrtarë komunal dhurojnë gjak
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtarë komunal kanë dhuruar gjak për ata që kanë nevojë.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut që i është përgjigjur thirrjes për të qenë të pranishëm në komunë.

“Duke marrë parasysh që nevoja për gjak këto ditë sa vjen e shtohet, sot bashkë me kolegë nga komuna kemi kërkuar vullnetarisht që Qendra e Transfuzionit të Gjakut të vijnë në komunë, dhe të dhurojmë gjak për ata që kanë nevojë”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

I pari i komunës ndër të tjera u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë me mirë me shëndetë të dhurojnë gjak.

“Ju inkurajoj të gjithëve që jeni mirë me shëndet, të dhuroni gjak e të shpëtoni jetë në këto ditë të vështira për të gjithë. Falënderoj Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut që iu përgjigjën thirrjes sonë”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

FOTO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.