(2L ONLINE) – Skuadrat favorite në Ligën “Agim Ramadani” e kanë pasur fjalën kryesore edhe në xhiron e shtatë. Në palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, vikendi ishte i begatshëm me ndeshjet e kësaj lige. Skuadrat treguan futboll tejet cilësor dhe me fair playn e treguar kanë dëshmuar edhe njëherë sportivitetin gjilanas.
Për dallim prej javës së shkuar, këtë vikend janë regjistruar vetëm dy barazime, Verbica & Besi dhe Mobicasa & Autoshkolla Arti ishin skuadrat e vetme që ndanë pikët. Las Vegas ka mposhtur Dalinë në ndeshjen hapëse të kësaj jave për tu rradhitur një pozitë më lartë në klasfikim.
Lideri The Living Room ka fituar duelin kryesor të javës së shtatë përballë Eurollotos, sikurse kanë bërë edhe Djemt e Qytetit përballë Bujanës, duke e rujatur kështu të pa prekur kreun e renditjes.
Vëllezërit Aliu kanë mposhtur Katanan në një ndeshje mjaft interesante, ndërsa Kardaku ka regjistruan fitoren e dytë këtë sezonë përballë Dobërqanit.
/Drilon SYLEJMANI/ 2L ONLINE/