FINCA Kosovë, dega në Gjilan, është zhvendosur të hënën, me zyre në lokacion të ri, me hapësirë më të madhe dhe infrastrukturë më moderne.
Përfaqësues të FINCA-s bënë të ditur se ky veprim i tyre është ndërmarrë pas rritjes së vazhdueshme, në zhvillimin e produkteve më atraktive dhe për shërbim sa më cilësor ndaj klientëve të saj. Andaj ata që nga sot ndodhen në rrugën 28 nëntori, në afërsi të Medreses së Gjilanit.
Përndryshe, prezent në këtë ceremoni ishin mysafirë të shumtë duke përfshirë edhe kreun e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, klientë të FINCA’s, menaxher të institucioneve financiare, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare dhe partnerë të tjerë.
Gjatë përurimit të hapjes së ceremonisë së zhvendosjes së degës së Gjilanit, menaxheri i saj Gazmend Behluli, ka falënderuar të pranishmit dhe njëherit ie ftoi për fjalë rasti, kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin.
E, kryetari i komunës, Lutfi Haziri, në fjalimin e tij potencoi që, FINCA Kosovë, mbetet njëra nga dyert financiare më të rëndësishme për komunën e Gjilanit. “Shpresojmë që FINCA do të jetë në vazhdimësi mbështetës dhe promotor zhvillimor i ekonomisë lokale i cili ndikon në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë, me procedura të shpejta dhe të lehta” ka thënë ai.
Inaugurimi, me simbolikën e prerjes së shiritit, është bërë nga menaxheri i degës së Gjilanit dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit.
Përndryshe, drejtues të këtij institucioni financiar kanë bërë të ditur se objektet e reja janë vazhdimësi e standardizimit të degëve të cilat janë në funksion të jetësimit të misionit të FINCA-s për të ofruar shërbime financiare – cilësore, të shpejta, dhe infrastrukturë më të përshtatshme për punonjësit dhe klientët e saj.