Garat për trofeun e Kupës së Kosovës në volejboll kanë arritur në fazën finale dhe sot zhvillohen dy ndeshjet e mëdha finaliste. Takimet në të dyja kategoritë, femrat dhe meshkujt zhvillohen në Gjilan, kjo pasi KV Drita është finaliste në secilën kategori, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Derisa, ndeshjet do të zhvillohen në palestrën sportive, “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan, ato do të transmetohen në RTK 1.
KV Drita femrat erdhën në finale, pas një vendimi të Komisionit të garave të Federatës së Volejbollit, e cila vendosi për fitoren e Dritës në tavolinë, pasi ndeshja gjysemfinale në mes të KV Skenderaj – KV DRITA nuk u zhvillua, ngaqë ekipi nikoqir nuk paraqiti orarin për ndeshje në baze të rregulloreve të FVK dhe atë deri një dite para ndeshjes.
Këtë e bënë për arsye se ekipi KV Skenderaj kërkonte të luaj ndeshjen në një palestër, e cila nuk lejohet me “Rregulloren e Brendshme” të FVK-së në një nivel të tillë të garave.
Kurse, djemtë e KV Dritës u kualifikuan pas fitores së madhe ndaj ekipit nga Suhareka si mysafir, me rezultat të pastër 0:3 në sete./2LONLINE.com/
14:00h • KV Drita vs KV Ferizaj (meshkujt)
16:00h • KV Drita vs KV M-Technologie (femrat)