‘Just Film Works in Progress në Black Nights Film Festival’ i jep çmimin filmit debutan ‘Familja’ me skenar dhe regji nga Durim Kryeziu dhe me producent Bardhyl Bejtullahun.
“Familja” përcjellë Lonën, një vajzë 16 vjeçare e rritur në një familje tradicionale, e cila vendos ta ndjek pasionin e ri të saj për muzikën rok. Filmi i trajton raportet kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores.
Drejtor i fotografise: Isak Duraku, Skenograf: Zeni Ballazhi, Kostumografe: Natyra Simnica, Grimi: Pranvera Metolli, Kompozitor: Leonard Canhasi, Zëri: Labinot Sponca, Producent i terenit: Butrint Lumi, Organizator: Arben Bajgora.
Rrolet i luajnë: Eli Gashi, Hazir Sh. Haziri, Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Elvir Tahiri, Lum Veseli, Lulzim Guhelli, Luan Daka, Avdi Gervalla, Labinot Lajçi, Urim Canhasi, Ideal Nrecaj, Rron Ukimeraj, Vjollcë Osmani.