Kinemaja e shtëpisë së kulturës në Bujanoc nga viti 2014 do të fillojë me shfaqjen e filmave të ri. Kjo kinema nuk funksionon që nga viti 2006
Bujanocasit nga viti i ardhshëm do të mund të shikojnë filmat e ri të Hollywood-it por edhe ato nga vendi dhe rajoni.
Rikthimin në funksion të kinemasë e ka premtuar të premten drejtori i shtëpisë së kulturës Arsim Asllani, raporton Titulli.
“Kinemaja nuk ka funksionuar për faktin se interesimi i qytetarëve ka qenë shumë i vogël, ka pas raste kur një shfaqje e filmit përcillej vetëm nga pesë deri në shtatë qytetarë. Problemi i vogël rreth teknikës është vetëm zërimi, që mund të kushtoj deri në 150 mijë dinarë dhe gjithçka tjetër është në rregull”, është shprehur Asllani.
Sipas tij në vitin 2014, primare për shtëpinë e kulturës do të jetë funksionalizimi kinemanë.
Salla e madhe e shtëpisë së kulturës, në kuadër të së cilës funksionon kinemaja ka një kapacitet me rreth 500 ulëse