Në Vërban të Vitisë, sot kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës që lidhë këtë lokalitet me fshatin Sadovinë të Jerlive. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por dhe banorë të fshatit Vërban kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve.
Me këtë rast Kryetari Haliti potencoi se Komuna e Vitisë po realizon edhe një projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
“Po vazhdojmë me realizimin e projekteve në komunën e Vitisë, sot jemi në fshatin Vërban ku sapo kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës aktuale. Me këtë projekt rritet siguria e pjesëmarrëseve në trafik”, u shpreh Kryetari Haliti.
Ndërkaq financimi i këtij projekti po bëhet nga buxheti komunal i Vitisë dhe pos zgjerimit të rrugës aktuale parashihet të bëhet edhe zgjerimi i urës. Përndryshe realizim i këtij projekti është mirëpritur nga banorët të cilët edhe kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të këtyre punimeve.