Sot kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë-Viti , rrugë kjo që lidhë Smirën me Vitinë, por edhe me fshatrat Drobesh dhe Kabash.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar këto punime.
Banorët e këtij fshati u shprehën falënderues për këtë projekt infrastrukturor duke potencuar se zgjerimi I kësaj rruge e bënë atë më lehtë të kalueshme dhe më të sigurt.
Ndërkaq kreu i kësaj komune, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investoj në të gjitha lokalitete e saj për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët pa dallime.
Gjithashtu kreu i kësaj komune ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e një trotuari në këtë fshat në drejtim të Xhamisë.