Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet e fazës së dytë që janë duke u zhvilluar në rivitalizimin e rrugës “Kongresi i Manastirit” në qytetin e Vitisë.
Me rivitalizimin e kësaj rruge përveç që bëhet lidhja e segmenteve të rrugëve “Kongresi i Manastirit” me rrugën “Adem Jashari” në qytet, do të krijohen edhe hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik për lëvizjen e lirë dhe të sigurtë të qytetarëve.
Ky projekt është nga Grandi i Performancës ku komuna e Vitisë është përfituese e shumëfishtë, poashtu bashkëfinancim i Ministrisë së Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, DEMOS-it, ambasadës Norvegjeze në Kosovë dhe SIDA-s.
Me këtë rast kryetari Haliti potencoi se rivitalizimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishem sepse krijon më shumë hapësirë dhe lehtësi për pjesëmarrësit në komunikacion.
Ai poashtu tha se ky projekt është në përputhje me Planin e Mobilitetit Urban të Komunës së Vitisë që është i aprovuar edhe në Kuvendin Komunal. /2LONLINE/