Kanë filluar sot punimet në rivitalizimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së mesme të ultë “ 28 Nëntori në Vërban të Vitisë.
Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti ka vizituar punimet e sapo nisura , ku ndër tjerash ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti dhe nxënësit e shkollës.
Banorët e këtij lokaliteti, falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt duke potencuar se krijimi i fushës sportive është në interes të nxënësve por edhe të rinisë së këtij fshati.
Ai gjithashtu ka vizituar punimet që po zhvillohen në rivitalizimin e kësaj shkolle, konkretisht në katin e sipër. /2LONLINE/