Sot në Viti, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe shumë sportdashës, kanë vendosur gurë themelin për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Vitisë. Stadiumi i ri i qytetit pritet të këtë rreth 1900 ulëse dhe është ndër projektet kryesor të cilën e kanë kërkuar futbollistet vitias.
Me rastin e vendosjes së gurë themelit të këtij stadiumi, Kryetari Haliti tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij në vazhdimësi kanë bërë përpjekje të mëdha që të gjejnë një donatorë për të ndërtuar dhe krijuar hapësira të mjaftueshme për disiplinat e ndryshme sportive.
Haliti tha se institucionet komunale të Vitisë e kanë parë të arsyeshme të mbështesin Klubet e futbollit si “Vitia” dhe “Vllaznia” e Pozheranit pasi këto klube janë ambasador të futbollit për këtë komunë por sipas tij edhe krenaria e saj.
Haliti tha se së shpejti mund të fillojnë edhe punimet në stadiumin e Pozheranit dhe shtoj se përkundër që janë duke vazhduar punimet në krijimin e hapësirave të nevojshme për disiplinat e ndryshme sportive shtoj se kjo komunë ka për synim që në të ardhmen të ndërtohet edhe stadiumi Olimpik.
Përndryshe projekti “Ndërtimi i stadiumit në Viti dhe rivitalizimi i stadiumit në Pozheran” është bashkëfinancim i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komunës së Vitisë. Bëhet me dije se stadiumi i qytetit do të këtë rreth 1900 ulëse dhe do të plotësoj të gjitha kushtet për lojtarët.