Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu ka vizituar sot fshatin Skifteraj të Vitisë, për të parë nga afër punimet që kanë nisur për asfaltimin e rrugës nga lagjeja e ” Toplanve” në Skifteraj e që lidhë me fshatin Remnik.
Me këtë rast ai u prit nga disa banorë të cilët u shprehen mirënjohjes për këtë projekt infrastrukturor.
Përndryshe kryetari Haliti, shtoje se kjo komunë do të vazhdojë të punojë në të gjitha lokalitetet e saja me projekte të ndryshme në rregullimin e infrastrukturës.
Ky projekt u mirëprit edhe nga banorët e fshatrave Remnik e Skifteraj, duke vlerësuar si prioritet.
Kjo rrugë ka një gjatësi prej mbi 1 kilometër e gjysmë. /2LONLINE/