Me ndeshjet e javës së 17-të pritet që të startojë edhe stinori pranveror në Ligën e Parë. Tri përballje mjaft interesante janë në program në kuadër të ditës së shtunë.
Në Gllogovc takohen Drenasi dhe Vëllaznimin në një ndeshje mjaft interesante, pasi që dy skuadrat kanë ambicje të ndryshme këtë edicion.
Në “Agron Rama” të Obiliqit takohen KEK-u dhe Liria, dy ish-skuadrat elitare që do të përballen mes vete në Ligën e Parë.
Takimi i fundit i ditës zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Arbërisë.
Të gjitha takimet startojnë nga ora 13:00.
E shtunë
Drenasi – Vëllaznimi 13:00
KEK-u – Liria 13:00
Ramiz Sadiku – Arbëria 13:00