Komuna e Kamenicës përkundër pandemisë, është duke vazhduar punët e saj për rregullimin dhe shtrimin e rrugëve për të ofruar infrastrukturë më të mirë për qytetarët.
Kësaj here ka filluar rregullimi i rrugës alternative “Nënë Tereza”, që lidhë bulevardin me rrugën dytësore rreth lumit të qytetit dhe Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”. Pas rregullimit do të bëhet edhe asfaltimi i saj.
Kryetari Qëndron Kastrati ka thënë se kjo rrugë do të shërbej për lehtësimin e qarkullimit të veturave.
“Pos menaxhimit ndaj pandemisë COVID-19, jemi duke vazhduar edhe me investimet në infrastrukturë. Ka nisur rregullimi i rrugës alternative “Nënë Tereza”, që lidhë bulevardin me rrugën dytësore rreth lumit të qytetit dhe shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati”. Pas rregullimit do vazhdohet edhe me asfaltimin e saj. Kjo rrugë do të shërbej për lehtësim të qarkullimit të veturave dhe lirim të mbingarkesës në dy rrugët anësore të qytetit”, tha Kastrati.