Muri i madh kinez është dëmtuar ndër vite, por përpjekjet serioze për ripërtëritjen e strukturës gjigante tashmë ka nisur.
Një pjesë 700-vjeçare e këtij monumenti u rregullua duke përdorur çimento, autoritetet dolën në përfundimin se nevojitet një restaurim më autentik me metoda tradicionale.
Plani për të përdorur metoda tradicionale u zbatua në fillim të këtij viti, në një përpjekje për të ruajtur pamjen origjinale të këtij objekti të famshëm të Kinës.
Është një punë fizike mjaft e lodhshme, vendosja e një guri mund të zgjasë rreth 45 minuta dhe për mundimin e tyre, këta njerëz paguhen 150 juanë apo $ 22 dollarë, në ditë.