Para personelit shëndetësor të Komunës së Kamenicës u lansua projekti: “Kujdesi për nëna dhe fëmijë” i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në përkrahje të UNICEF-it.
Me fjalë rasti u paraqitën: kryetari i komunës, Qëndron Kastrati; drejtori I Shëndetësisë, Dritan Maliqi; drejtori i QKMF-së, Rabit Dërmaku; zv. ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Granit Avdullahu; zëvendës shefi i zyrës së UNICE-fit, James Mugaju dhe znj.Fetije Huruglica.
Të gjithë folën për rëndësinë e realizimit të këtij projekti që është një prioritet strategjik i ministrisë në fjalë, duke ofruar qasje për tu mbrojtur dhe përmisuar gjendjen shëndetësore të nënës dhe fëmijës.
Komuna në përkrahje të plotë të kryetarit Kastrati dhe në gatishmërinë, kapacitetet e stafit shëndetësorë do ta realizojë me sukses të plotë këtë projekt.
Qëllimi i vizitave në shtëpi e ofron sistemin shëndetësor sa më afër qytetarit dhe shton besimin në të.