Në kuadër të lehtësimit të masave, bazuar në Qarkoren Informative Nr. 11/2020 për informim të institucioneve shëndetësore publike dhe private, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka filluar puna në ambulancat specialistike, operacionet elektive dhe rastet e tjera jo emergjente që ishin të ndaluar deri më tani, njofton QKUK.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton pacientët që kërkojnë shërbime shëndetësore në kuadër të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme, se për të hyrë në kuadër të objekteve shëndetësore, duhet që domosdoshmërisht të jenë të pajisur me maska dhe doreza, bazuar në Planin e veprimit për rikthim gradual të shërbimeve shëndetësore të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.
ShSKUK, poashtu, njofton se të gjitha rastet që trajtohen, paraprakisht duhet të caktojnë terminet, kurse në objekt hynë vetëm ata që kanë terminet, kurse të tjerët presin jashtë.
Poashtu, sipas këtij plani, kontrollet bëhen me distancë kohore prej 30 minuta, kurse është e ndaluar të krijohen tollovi në hyrje të objekteve.
ShSKUK, kërkon nga qytetarët që marrin shërbime shëndetësore mos të krijojnë tollovi, njëkohësisht apelon që të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit publik.
Poashtu, njoftojmë pacientët që kanë terminet për realizim të procedurave diagnostike në Klinikën e Radiologjisë, se duhet të paraqiten sipas termineve, kurse atyre që ju ka kaluar termini të lajmërohen në klinikë për të caktuar termin të ri, njofton QKUK.