Kanë filluar punimet në projektin e asfaltimit të rrugës kryesore Bunari i Zenelit – Penda e Kopërnicës në kuadër të projekteve të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka vizituar fillimin e punimeve në këtë projekt ai ka uruar banorët për fillimin e punimeve, ne po përfundojmë këtë projekt që ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të fshatit Kopërnicë dhe banorëve të lokaliteteve tjera, punët do të kryhen sipas dinamikës së paraparë me projekt do të vazhdojmë me projekte të tjera.