“Sot filloi pastrimi i ambientit tonë në Vërbicë, tek vendi i quajtur “Rrezja” që është i stërmbushur me mbeturina të llojeve të ndryshme”, ka bërë me dije Musli Matoshi, nga Vërbica e Kemtocit.
“I falënderoj shumë institucionet komunale për aksionin e ndërmarrë, dhe gjithashtu edhe përkrahjen dhe punën e banorëve që po e bëjnë n’kuadër të këtij aksioni. Falënderim i veçantë për drejtorin e Inspekcionit të komunës së Gjilanit, Nevzad Rushiti, i cili e ka marr shumë seriozisht këtë problem, i cili problem nuk vetëm në lokalitetin tonë që llogaritet të jetë njëra ndër deponitë më të mëdha në rrethinë”, ka thënë Matoshi.