Komuna e Kamenicës ka filluar ndërtimin e tri urave në fshatin Krilevë.
Ky projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës përkatësisht nga Fondi për Shërbime Emergjente ka filluar në vitin 2021.
Kryetari i Komuns së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se jemi duke e bërë të pamundurën që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kamenicës.
“Tri ura kanë filluar të ndërtohen në Krilevë, nga Fondi për Shërbime Emergjente. Këto ura do të jenë lehtësim për qarkullimin e banorëve dhe automjeteve deri në 10 ton. Prandaj, jam tejet i lumtur që po punojmë pa ndalë për mirëqenien e qytetareve”, ka thënë Kastrati.
Ky projekt ka vlerën 14,671.80 euro. /2LONLINE.com/