Java e 24-të në Ipko Superligën e Kosovës hapet me dy ndeshjet e sotme, në Ferizaj përballen Ferizaj dhe Drita, kurse në Prizren takohen Liria dhe Llapi.
Për Lirinë dhe Ferizaj këto sfida janë jetike pasi që luajnë për të ju shmangur fundit në renditjen tabelare dhe rrjedhimisht luajnë për t’i ikur barazhit.
Ndërkohë është situatë tjetër për mysafiret që nuk e kanë presionin e pikëve dhe Llapi deshiron te jete akoma ne hap per garen per titull. Të dy sfidat startojnë nga ora 14:00.
E premte, java 24-të në Ipko Superligë
Ferizaj – Drita 14:00
Gjyqtarë: Selim Isufi, Granit Hyseni, Arton Latifi, Tefik Maloku
Stadiumi: “Me Bari sintetik” – Ferizaj
Liria – Llapi 14:00
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Driton Preniqi, Visar Kastrati
Stadiumi: “Përparim Thaçi” – Prizren