Në Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, HERAS Plus bëri prezantimin e fillimit të projektit “Harmonizimi dhe Rishikimi i akteve të brendshme ligjore të UKZ-së”. Në këtë takim morën pjesë menaxhmenti i universitetit “Kadri Zeka”, udhëheqës të grupeve punuese të cilët janë të përfshira në rishikimin e akteve ligjore nga universiteti si dhe përfaqësues të HERAS Plus.
Ekspertët për këtë projekt nga HERAS Plus, paraqiten një pasqyrë të përgjithshme diagnostike të rregullativës kyçe të UKZ-së.
Aktiviteti i nisur gjatë këtij takimi, është në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të dala nga Vlerësimi i Bazelinës (BA) që u zhvilluan nga Projekti në fillim të këtij viti.
Ekspertët e HERAS Plus u angazhuan veçmas me kryesinë e universiteteve respektive, sekretarët gjeneralët dhe anëtarët e grupit të përcaktuar të punës, në ndërmarrjen e një pasqyre të kuadrit ligjor aktual të Universiteteve, duke diagnostikuar, duke dhënë rekomandime se si të trajtohen ato çështje. Projekti do të vazhdojë të mbështesë UKZ-në në procesin e përmirësimit të kornizës së brendshme ligjore.
HERAS Plus financohet nga Austrian Development Agency co-financed by MESTI and implemented by WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI and OeAD. /2LONLINE/