Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, kanë pritur sot në një takim një grup operatorësh ekonomik, me të cilët kanë biseduar rreth implementimit të kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”, të financuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës është duke punuar me intensitet të shtuar në kapjen dhe trajtimin e qenve endacak.
Në bazë të statistikave të AUV-it , deri më tani janë trajtuar 5750 qen në gjithë Kosovën dhe se puna është duke vazhduar në teren, ku në vazhdimësi po rritet i kafshëve të trajtuara.
Shërbimet e menaxhimit dhe konbtrollit të qenve endacak, parashihen që në bazë të udhëzimit administrativ për kryerjen e shërbimeve veterinare të bëjnë kapjen e qenve endacak, trajtimin (kontrollim , ushqim, vaksinim, dehelmitizim, identifikim), kastrim/sterelizim, eutanazia për qentë e sëmurë dhe agresiv (kryerja e procesit të eutanazisë, transporti dhe groposja), hospitalizimi, si dhe lëshimi në vendin e kapjes.
Kontrata për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak është një vjeçare.