Teatri qytetit të Mitrovicës me shfaqjen “Jashtë bie borë” ka hapur festivalin mbarëkombëtarë “Ditët e Komedisë Shqiptare” Presheva 2013.
Ky festival tashmë është bërë tradicional në qytetin e Preshevës, sepse është duke u mbajtur çdo vitë.
Naser Nuredini, drejtor Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, duke iu uruar mirëseardhje trupave të teatrove mbarëkombëtare dhe aktorëve, tha se Presheva për 5 ditë do të flasë vetëm për kulturën dhe komeditë.
Ai bëri të ditur se asnjëherë nuk do të ndalet ky festival sepse Presheva vetëm në mënyra të tilla rrinë në hap me komeditë shqiptare, raporton Titulli.
Sonte në natën e dytë (e mërkurë) të festivalit para publikut do të jetë Teatri qytetit të Prishtinës “Dodona” më shfaqjen “Ku…Çka?!”, me regji të Elmaze Nurës.
Të enjten me shfaqjen e saj do të jetë Teatri Tetovës, me komedinë “Çifti çuditshëm”, dhe me autor Ilir Bokshi.
Shfaqja “Hajnat” e cila në Preshevë vie nga Teatri i Gjilanit do të jetë ditën e premte, kurse ditën e fundit të festivalit në Preshevë do të jenë aktorët e Teatrit “Metropol” të Tiranës më shfaqjen e tyre “3 Mendje në Ankand”.
Të gjitha shfaqjet fillojnë në orën 19:30, ndërsa pas secilës shfaqje do të jetë edhe tryeza me kritikët e shfaqjes, e cila do të udhëhiqet nga Prof. Dr. Nebi Islami.