Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë njofton të gjithë fermerët se që nga sot më datë 20.07 2020 deri më 14.08.2020 ka filluar faza e aplikimit për pagesa direkte-subvencione për këtë vit.
Kjo drejtori i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të përfundojë sa më mirë për fermerët e Kamenicës.
Drejtori i DBPZhR-së, Naim Arifi ka thënë se aplikimi do të kryhet në zyret e kësaj drejtorie në Kamenicë, dhe se do të zgjatet orari për pranimin e aplikacioneve.
“Është marr vendim që nga sot të punohet me orar të zgjatur duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 si dhe do të punohet edhe ditën e shtunë duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00, që t’i pranojmë aplikacionet. Po ashtu kërkojmë nga fermerët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, të mbajnë distancë dhe maska që të ruajmë shëndetin tonë”, ka thënë Arifi.
Ndërsa fermerët që nuk janë të pajisur me maska nuk do të pranohen për të kryer shërbimin e aplikimit.