Ndonëse ende po përballemi me pandeminë COVID-19, puna në Komunën e Kamenicës nuk ndalet, pas rregullimit të rrugëve lokale, sot ka filluar asfaltimi i tyre, thuhet në njoftimin e Komunës.
Nënkryetari i Komunës, Faton Jakupi sot gjatë ditës ka monitoruar punën tek disa rrugë lokale.
“Sot së bashku me organin mbikëqyrës z.Isa Berisha, ishim për vizitë në punimet të cilat është duke i bërë Ministria e Infrastrukturës për asfaltimin e rrugëve lokale në Kamenicë. Vazhdojmë me projekte të reja”, ka thënë Jakupi.
Afaltimi i 15 rrugëve lokale, është duke u bërë në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Ministria e Infrastrukturës.