Në Kamenicë, 40 qytetarë fillojnë trajnimet në kuadër të projektit “Përkrahje Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi, ka bërë monitorimin e trajnimeve që janë duke u mbajtur në kuadër të projektit “Përkrahje Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”.
Ajo bashkë me përfaqësuesen nga Ministria e Administrimit dhe Pushteti Lokal, Fetije Begolli dhe përfaqësuesin e organizatës Help Kosovo, Valon Hyseni, i kanë vizituar disa nga bizneset që janë duke i trajnuar të rinjtë në fushat të cilat ata i kanë zgjedhur.
Javë më parë, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane Help Kosovo, e cila kapë vlerën prej 13 mijë eurosh e që janë të destinuara vetëm për trajnime.
Projekti ka si fokus ngritjen e kapaciteteve në sferën ekonomike dhe uljen e nivelit të varfërisë dhe sipas kësaj marrëveshjeje, organizata Help do të ofrojë trajnime profesionale për së paku 40 qytetarë të Komunës së Kamenicës.