Në territorin e komunës së Bujanoci po zhvillohet procesi i testit për pranim në shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Bajram Fejzullahu, kryeshef i Drejtoratit për Shërbime Publike dhe Veprimtari Shoqërore pranë administratës së komunës së Bujanocit gjatë një bisede për Titulli.com tha se sot ka fillua testi në dhjetë shkolla të komunës.
“Testit do nënshtrohen 396 nxënës gjithsejtë, ku 240 prej tyre në gjuhën shqipe ndërsa 156 në gjuhën serbe të shpërndarë 10 objekte shkollore”. deklaroi Fejzullahu.
Ai shtoi se procesi mbajtjes së testit po shkon mirë pa ndonjë pengesë duke filluar në orën 10 në të gjitha shkollat të përcjellë me komisionet përkatëse arsimore.
Nxënësit që kanë përfunduar shkollimin fillorë tani më i nënshtrohen testit të gjuhës amtare gjatë ditës së Hënë, në lëndën e matematikës të Martën dhe testi i kombinuar do të mbahet të Mërkurën duke filluar në orën 10.
Gjithashtu vlen të theksohet se nga një shtatori do të ketë një mënyrë të re të vlerësimit në notimin e nxënësve, si dhe ndryshime në kalendarin e pushimit dimëror.
http://titulli.com/index.php?m=post&s=14117