Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Podgorcë të Vitisë, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë.
Kryetari Haliti, tha se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë e domosdoshme dhe kërkesë e banorëve.
Ai tha se me këtë projekt infrastrukturor rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.
Këtë projekt e mirëpriti edhe Naim Haziri, kryetar i fshatit, duke shtuar se për banorët zgjerimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë. Ai falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti. /2LONLINE/