Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë me dije se sot ka marr pjesë në fillimin e punimeve në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Devajë.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm që të jetësohet dhe të eliminohet problemi i ujit të pijes. Po ashtu investime në ujësjellës, për ri funksionalizimin e ujësjellësit dhe shtrirje të rrjetit, do të ketë edhe në disa fshatra të Vitisë,konkretisht në fshatin Radivojc do të fillojnë së shpejti”, ka thënë Haliti.
Sipas tij, banorët e Devajës shprehën mirënjohje për institucionet komunale për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se problemi i ujit të pijes do të zgjidhet përgjithmonë. /2LONLINE/