Sot në fshatin Vërban të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës bujqësore që lidhë mes vete lagjet e Shavarinëve dhe Visheve.
Me këtë rast punimet i ka vizituar për së afërmi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ku edhe u mirëprit nga banorët e këtij lokaliteti.
Kryetari Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë, në kuadër të projekteve të ndryshme infrastrukturore po i jep rëndësi edhe rregullimit të rrugëve bujqësore me qëllimin më të mirë që bujqit vitias të kenë më të lehtë qasjen në parcelat e tyre.
Bëhet me dije se kjo rrugë pritet të shfrytëzohet jo vetëm për bujqit por edhe për kalimtarët.