Banorët e fshatit Koretin shumë shpejt do të shfrytëzojnë ujin nga ujësjellësi i fshatit që po rregullohet si pasojë e prishjeve dhe mosfunksionimit disavjeçarë.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka thënë se po vazhdojnë të përfundojnë shumicën e premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve, e njëri ndër to ka qenë edhe funksionalizimi i këtij ujësjellësi dhe projekte të tjera që kanë mbet në gjysmë disa vite ne gjatë këtij mandati po i përfundojnë.
Përndryshe, gjatë javës së ardhshme do të fillojnë punimet edhe në rikonstruktimin e ujësjellësit Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Kamenicë.