/2L ONLINE/ – Kanë filluar sot punimet ne ri asfaltimin e rrugës Viti-Ramnishtë, e cila deri më tani ishte në një gjendje jo të mirë për qarkullim. Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë, ku sot ishte duke u bërë gërryerja e asfaltit të vjetër, ishte në vend të ngjarjes edhe kryetari i komunës Sokol Haliti më bashkëpunëtor. Qytetarët e lokaliteteve që frekuentojnë në këtë rrugë, kanë pasur vështirësi të kalojnë nëpër këtë pjesë, mu për shkak të dëmtimit të kësaj rruge. Besohet se në bazë të planit të paraparë, asfaltimi të kryhet shumë shpejt./2L ONLINE/