Në fshatin Drobesh të Vitisë kanë filluar sot punimet në ndërtimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së këtij fshati.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor është pritur nga banorët e Drobeshit por dhe nga personeli arsimor, të cilët e falënderuan atë për këtë projekt të rëndësishëm.
Haliti ndër tjerash tha se institucionet komunale të Vitisë, janë të përkushtuar që të investojnë në çdo lokalitet të komunës së Vitisë dhe atë në projekte që janë në interes të përgjithshëm.
“Jemi të vendosur të bëjmë investime që prekin interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Me të vërtetë ky projekt ka një rëndësi të veçantë pasi që ju ofron nxënësve të kësaj shkolle kushte më të mira jo vetëm për të vijuar mësimin e Edukatës Fizike por ju jep edhe hapësirë të nevojshëm për të zhvilluar talentin e tyre në sport”, u shpreh Kryetari Haliti.